Arben Taravari, Kongresin e ASH-së, nuk e quan Kongres zgjedhor por të konsolidimit. Sipas tij, pas zgjedhjeve partia kishte nevojë që anëtarësia të sistemohet nëpër degë dhe nëndegë. Sipas Taravarit, aktualisht kjo parti numëron deri në 12.000 anëtarë.
Ai tha se vazhdon ideja për bashkimin e VLEN-it por sic u shpreh partitë që përbëjnë këtë koalicion duhet të jenë më të fuqishme.
Ndërkaq, gjatë fjalimit në Kongres, Taravari tha se partia mori vendimin më të drejtë e më të vërtetë në atë kohë.
“Në një Maqedoni që lëngonte e vuante cdo ditë e më shumë duhej të ishte I verbër dhe idiot që të mos kërkoje ndryshimin. Janë vetëm disa muaj që ka ndodhur ndryshimi, pavarësisht se qenia njerëzore ka tendencë për të harruar shpejt, dua t`ju lus që të mos e harroni këtë fakt; ndjeheni krenar për veten tuaj që ne mposhtëm një regjim, kujtojeni se askush nga ne nuk është më I rëndësishëm se sa parimet që mbajnë të gjallë një popull” – tha Taravari.
Taravari u shpreh se nuk ka asgjë kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duke pohuar se do të ketë shumë zhvillime gjatë periudhës së ardhshme, me cka, sic tha, do të shohim nëse partitë do të kërkojnë zgjedhje pas Vitit të Ri.
Por, ai u shpreh tepër optimist për ndryshimet kushtetuese.
“Unë jam shumë optimist se deri në Vitin e Ri do të gjejmë mundësi për Ndryshimet Kushtetuese” – tha Taravari.
Nuk ka munguar reagimi nga ASH-ja e Ziadin Selës. Eksponentë të këtij krahu, përmes rrjeteve sociale, duke publikuar video-xhirime kanë pohuar se “Ky është Kongresi I vetëm dhe legjitim dhe se Ziadin Sela është lideri I vetëm dhe legjitim I ASH-së”. /tvklan.mk/