More

    Banorët e Hasanbegut më shumë se një dekadë presin ndërtimin e çerdhes

    Banorët e Hasanbegut janë në pritje të ndërtimit të çerdhes në vendbanimin e tyre. Por, komuna e Gazi Babës nuk jep një përgjigje konkrete se kur mund të realizohet ky projekt. Së fundmi, komuna ka firmosur dy marrëveshje që kanë të bëjnë me ndërtimin e dy çerdheve të reja në këtë komunë mirëpo asnjëra nuk është për vendbanimin Hasanbeg. Çerdhet e reja do të ndërtohen lagjen Inxhikovë dhe mes lagjeve Maxhari dhe Keramidnicë. Sipas banorëve të Hasanbegut, ndërtimi i çerdhes mbetet vetëm premtim parazgjedhor.

     

    “Për fushatë kjo, asgjë s’ka prej kësaj. Nuk janë tu bë kurrgjë, asgjë nuk ndërtojnë. Thanë, normal do të bëhet por asgjë nuk bëhet. Ka nevojë, si nuk ka, i ka 10 mijë banorë Hasanbegu, 10 mijë banorë i ka. Ka mjekë, ka që punojnë, ka që nuk ka kush kujdeset në shtëpi, ka plot që i dërgojnë në çerdhe”, tha një qytetar.

     

    “Mendojmë se duhet, nuk kemi tashmë sa vjet. Duhet patjetër ta kemi një çerdhe, shumë banorë jemi patjetër të kemi. Fushatë kur bëhet, kur ka zgjedhje të gjitha i premtojnë mirëpo për këtu s’ka kurrgjë”, theksoi një qytetar.

     

    “Ka nevojë, për çdo gjë ka nevojë, fshati është i madh. Shpresojmë ta bëjnë edhe këtu, pse mos me e bë”, shtoi një qytetar.

     

    Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani tha për Alsat se mungesa e çerdheve është edhe një nga faktorët e largimit të të rinjve nga vendi. Në rastin e Hasanbegut, ministri Limani apeloi drejtuesit e komunës Gazi Babë të bëjnë kërkesë për realizimin e një projekti të tillë.

     

    “Në momentin që s’ka mundësi ku ta dërgon fëmijën e tij edhe sikur 10 punësime me i’a ofru, kur s’ka fëmijën ku e çon ai detyrimisht do të largohet nga vendi. Prioritet për Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë janë çerdhet. Prioritet për komunat, për kryetarët e komunave nuk e di cilat janë, unë mendoj dhe apeloj prej këtu se duhet të jenë paraprakisht çerdhet dhe si kërkesë e tyre e para mos të jetë rruga por të jetë çerdhja, kështu që do të mbetet në të tyren. Ashtu si të vendosin ato ne jemi të hapur, nuk ndaluam asnjë komunë ne për të konkurruar në projektet e këtilla”, tha Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

     

    Banorët e Hasanbegut më shumë se një dekadë janë në pritje të ndërtimit të një çerdhe me mësim në gjuhën shqipe. Prindërit, zgjidhjen për fëmijët e tyre e kërkojnë në çerdhet me të afërta ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase ose në çerdhet e Shkupit./Alsat.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Misterioz dhe i kamufluar! Audi po teston modelin e ri RS5 në rrugët e Shkupit?

    Besoni ose jo, në rrugët e Shkupit është parë një prototip që po teston marka e veturave Audi, përcjell...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot paradite do të jetë me paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëta nëpër disa lugina. Gjatë ditës...

    Shqipëria, vend ideal për t’u vizituar edhe gjatë dimrit (FOTO)

    Në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Mirror”, Shqipëria sugjerohet të vizitohet jo vetëm gjatë verës,...

    Brukseli jo ndryshimeve Kushtetuese me prapaveprim?! Murtezani: Është e pranueshme çdo zgjidhje që do të na japë garanci

    Pas mesazheve të disa përfaqësuesve të Brukselit se ideja për ndryshime kushtetuese me prapaveprim është e papranueshme, ministri për...