Briken Calja arriti të merrte një medalje bronzi në Botërorin e Tajlandës, aty ku u rendit i treti në peshëngritje. Peshëngritësi shqiptar, i është nënshtruar ndërkohë edhe testeve anti-doping që në vitet e fundit kanë qenë një makth për sportistët shqiptarë duke qenë se kanë rezultuar positive. Këtë radhë, gjithçka ka folur ndryshe për flamurin kuqezi dhe Calja ka rezultuar negativ në analizat e anti-dopingut çka do të thotë se medalja e fituar në Tajlandë është 100% e tij dhe e Shqipërisë e asgjë nuk mund ta kthejë më pas. Diçka të tillë, e ka zbuluar vetë sportisti në një postim në profilin e tij në “Facebook”.

