Banorët e Bojanës ditëve të fundit janë befasuar nga fakturat e reja që i ka shpërnda Komuna e Sarajit për mbeturina dhe për mirmbajtje te kanalizimit. Ata shprehen të habitur se si mundet që komuna të shpërndajë faktura për mbeturina pa nënshkruar kontrata me banorët paraprakisht. Ata gjithashtu shprehen të paknaqur me angazhimin e Ndërrmarjes Komunale Saraj për grumbullimin e mbeturinave. Nga ana tjetër habiten me taksën e re për mirmbajtje të kanalizimit, kur dihet se kanalizimi është finansuar dhe ndërtuar me donacion të jashtëm si kundërshpërblim për fshatin prej në kohën e egzistimit të Kampit të refugjatëve në vitin 1999, dhe Komuna e Sarajit as nuk ka investuar as nuk e mirmban kanalizimin. Ata shprehen se në qoftë se vazhdon insistimi për pagesën e fakturave, do të kundërpërgjigjen me masa të tjera dhe në fund do të kërkojnë drejtsi në gjykatë.
/derveni.info

