Para pak çastesh udhëheqsia e kompanisë BisOil ka demantuar në mënyrë kategorike se era e keqe në Saraj vjen nga kompania e tyre, njofton derveni.mk.
“Asnjë erë dhe asnjë ndotje nuk ka burimin tek firma jonë, dje dhe sot reparti jonë i prodhimit as qe ka punuar.
Personalisht kam ardhur te fabrika dhe rrethina te kontrolloj, nuk ka asnjë ere te pakëndshme ne afërsi, Bisedova me disa qytetaret te cilet rastësisht i takova afer dhe te cilet me adresuan se era e keq vjen ne qender ne Saraj dhe nga Lubini.
Ju lutem te mos spekulohet dhe etiketohet pa fakte, veçanërisht kur ne cdo cep te anës tone kallen mbeturina te ndryshme dhe veçanërisht kur dje pat nji djegie e madhe e nji depoje afer Vizbegut.
Etiketimi dhe akuzat te pafaktuara dëmtojnë imazhin e kompanisë tone te cilën me shumë mund dhe djerse e kemi zhvilluar mbi 3 dekada”./derveni.mk

