Bilall Kasami:
Sot zhvillova një takim frymëzues me Forumin e Grave të VLEN-it, nga të cilat mora garanci se, ashtu si në vitin 2021 kur fituam Komunën, dhe në vitin 2024 kur realizuam ndryshimin, edhe kësaj radhe do të angazhohen fuqishëm për fitoren e Tetorit.
Sonte u binda edhe një herë se ndryshimi dhe zhvillimi nuk ndodhin rastësisht, ato fillojnë me gratë dhe bëhen të mundura përmes forcës, përkushtimit dhe vizionit të tyre.

