Iran, i riu Erfan Soltani do të ekzekutohet nesër pa gjyq!

Autoritetet iraniane thuhet se po planifikojnë të ekzekutojnë 26-vjeçarin Erfan Soltani, në atë që do të ishte ekzekutimi i parë i lidhur me protestat masive anti-qeveritare që kanë përfshirë Iranin. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, Soltani, i cili u arrestua javën e kaluar në Karaxh, do të ekzekutohet nesër pa gjyq, raportoi media thenationalnews.com .

 

Soltani u arrestua javën e kaluar gjatë protestave në Karaxh dhe u akuzua për “luftë kundër Zotit”, një krim i dënueshëm me vdekje në Iran. OJQ-ja norvegjeze Iran Human Rights tha, duke cituar burime, thotë se familjes së tij i ishte thënë se ai ishte dënuar me vdekje dhe se dënimi do të ekzekutohej më 14 janar.

 

Ndërkaq, një organizatë tjetër, Unioni Kombëtar për Demokraci në Iran, shkruan krimi i Soltanit është lufta për lirinë e Iranit.

 

“Krimi i tij i vetëm është lufta për lirinë e Iranit. Bëhu zëri i tij”, tha organizata në një postim në rrjetin social X.

 

 

Ndërsa, Hengaw shtoi se Soltani është privuar nga të drejtat themelore, përfshirë qasjen në përfaqësim ligjor. Po ashtu, familja e tij është mbajtur pa informacion rreth procesit.

 

Një burim pranë familjes shtoi se motrës së Soltani, e cila është avokate e licencuar, i është ndaluar qasja në dosjen e çështjes, raporton thenationalnews.com

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Nesër pa rrymë një pjesë e Sarajit

Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

Artikuj të ngjashëm