INTELEKTUALËT E DERVENIT NË VEPRIM


Sot në Saraj një grup i intelektualëve në përbërje prof. Dr. Ali Pajaziti, prof. Dr. Izaim Murtezani, prof. Dr. Sefer Tahiri dhe Mr. Isamet Bakiu formuan Këshillin Nismëtar për themelimin e Klubit të Intelektualëve të Dervenit. Siç u prononcuan ata, ky asociacion i ri do të ketë si objektiv avancimin e frymës arsimore, kulturore dhe shkencore në këtë trevë e më gjerë, organizimin dhe sistematizimin e punës së kësaj shtrese shoqërore që duhet të ketë ndikim në zhvillimin pozitiv të shoqërisë dhe afirmimin e vlerave autentike dhe të frymës demokratike. Fokus i veçantë i kësaj shoqate do të jetë perspektiva e gjeneratave të reja, kontributi i shkollarëve në krijimin e një imazhi ndryshe për këtë zonë. Siç merr vesh Derveni.info, motoja e entitetit të ri është Crescat scientia, vita escolatur (Le të shtohet dija, le të begatohet jeta!)

/Derveni.info

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm