E premte, 25 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

I morën viçat, por jo përgjegjësinë! Fermeri detyrohet t’i ushqejë 17 viçat e tij në burgun e Idrizovës

Nehat Xhaferi sot shkoi në Burgun e Idrizovës, por jo për të vizituar ndonjë të burgosur, por për t’u dërguar ushqim 17 viçave që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ia ka konfiskuar para dy muajsh. Sipas Xhaferit, pasi inspektorët kryen kontrollet dhe e lejuan të vazhdojë rrugën, njëri prej tyre e kontaktoi më vonë në telefon duke i thënë se kishte marrë urdhër “nga lart” për konfiskimin e viçave.

 

Në bazë të dokumentacionit që Xhaferi i ka dërguar Televizionit Klan Maqedoni, ai pretendon se viçat i janë konfiskuar pa të drejtë. Për këtë rast, ne kontaktuam me inspektorin në Dibër, Adriatik Qor Memedi, i cili ka konfiskuar viçat e Nehat Xhaferit, për të pyetur nëse pretendimet e tij janë të vërteta. Inspektori nuk pranoi të prononcohej për media dhe, në një bisedë të shkurtër telefonike, tha:

 

“Nuk kam të drejtë të jap informacione, ju lutem drejtohuni në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.”

 

Ne u drejtuam edhe atje dhe fillimisht kontaktuam zëvendësdrejtorin Fadil Asani, i cili nuk u përgjigj në telefon, por na shkroi një mesazh:

 

“Përshëndetje, jam jashtë shtetit, prandaj nuk e hapa telefonin. Kontaktoni drejtorin ose nga e hëna e ardhshme do të jem në Maqedoni. Pa problem, për çfarëdo që ju duhet, jam në dispozicion.”

 

Pas këtij mesazhi, kontaktuam edhe drejtorin e Agjencisë, Oliver Milanov, i cili na dha numrin e një inspektori që, sipas tij, mund të jepte detaje për rastin. Pas më shumë se tre ditësh, më në fund arritëm të marrim një përgjigje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë:

 

“Në momentin e konfiskimit, personi nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm për transportin e viçave në atë destinacion dhe të njëjtët nuk kanë qenë të paraqitur,” thanë nga Agjencia.

 

Sipas ligjit, viçat e konfiskuar nuk kthehen, por këtu Agjencia bie në kundërshtim me veten, pasi dy muaj më vonë Xhaferi është thirrur në telefon që t’u dërgojë ushqim viçave. Xhaferi thotë se nuk do të dalet me kaq, por se do ta çojë procesin deri në fund. /tvklan.mk

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads