Shkup, 17 shkurt – Një fotografi e dërguar në adresë të gazetës KOHA, e ku shihet se tabela e komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, është hequr tashmë. Bëhet fjalë për tabelën që paralajmëron pikëpagesën e rrugëve, ndërsa e njëjta ishte vënë vetëm në maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, duke e “zhdukur” gjuhën shqipe.
“tabela pa gjuhën shqipe nuk është më”, thotë dërguesi i fotografisë, ndërsa prezantohet si aktivistë i Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit. Në ndërkohë, në Ndërmarrjen Publike Rrugët Shtetërore nuk kanë mundur të përgjigjen nëse tabela është hequr nga ana e tyre, apo nga ndonjë person fizik. Kërkuan të dorëzojmë pyetje dhe më pas, ditëve në vijim, të përgjigjen. (koha.mk)