Hahn: Ballkani ka nevojë për vendime të guximshme

Në diskutimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në PE, eurokomisioneri Johannes Hahn i ka kërkuar shteteve anëtarë që të qartësojnë qëndrimet e tyre në lidhje me Ballkanin Perëndimor dhe politikën e zgjerimit. Të enjten PE do të miratojë edhe rezolutën e Komisionit Europian që kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, eurokomisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn i rikujton vendeve skeptike se vendimi negativ i 18 tetorit nuk ishte një moment triumfi për unionin, por një zhgënjim i madh për Brukselin.

Në sesionin e posaçëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Hahn kërkon mbështetjen e shteteve anëtare për hapjen e negociatave.

Hahn: Vendet anëtare duhet të jenë të qartë në qëndrimin e tyre kundrejt Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian. Shqipëria dhe Maqedonia kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe përgjegjësia jonë është t’i qëndrojmë pranë qytetarëve të këtyre dy shteteve që janë thellësisht të zhgënjyer.

Hahn ka sqaruar vendet anëtare që perspektiva evropian për Ballkanin Perëndimor mbetet e pandryshuar, pasi integrimi i këtij rajoni është në favor edhe të interesave të vetë unionit. Por eurokomisioneri nuk la pa nënvizuar se këto dy vende kanë ende shumë punë për të bërë.

Hahn: Nuk duhet të harrojmë, dhe për një gjë biem të gjithë dakord që Ballkani Perëndimor ka nevojë për shumë vendime kurajoze si Marrëveshja e Prespës.

Një qëndrim kritik ndaj Francës, Holandës dhe Danimarkës ka mbajtur përfaqësuesi i Partive Popullore Europiane duke shprehur zhgënjim për mos-hapjen e negociatave.

Ai kërkoi që të mos pritet se deri në Samitin e Zagrebit për të marrë një vendim në favor ndaj këtyre dy vendeve. Parlamenti Europian pritet të miratojë të enjten rezolutën e KE e cila kërkon hapjen e negociatave mes Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm