More

    Gostivar: Pacienti ankohet se i dhanë infuzion me afat të skaduar

    Portali X

    Në spitalin e Gostavarit në repartin intern një pacient ka marrë infuzion me afat të skaduar. PortaliX ka siguruar fotografi ku shihet se infuzionit prej 500 ml i ka skaduar afati më 25 maj 2024. Pacienti ka shkuar në repartin intern për të marrë infuzion por ka parë se i njëjti është me afat të kaluar.

    Rasti është paraqitur edhe në polici por prej presionit personi ka tërhequr deklaratën. “Rasti ka ndodhur më 18.10,2024 por prej presionit të madh deklarata është tërhequr edhe pse pacienti së bashku me shoqërues ka shkuar për ta paraqitur rastin në polici”.

    Kërkuam përgjigje prej drejtorit të Spitalit të Gostivarit Argjend Muça i cili tha se infermierja e cila ka dhënë infuzionin ka bërë ngatërresë, pasi në spital qëndrojnë infuzione edhe me afat të skaduar por ato nuk përdoren tek pacientët.

    “Këto infuzione me afat të skaduar tërhiqen nga spitalet atëherë kur përfundon regjistrimi i barnave edhe ato sipas ligjit duhet të qëndrojnë spital, por gjithsesi të mos përdoren. Ne kemi biseduar edhe me policinë dhe me prokurorinë dhe u qartësuam se këto infuzione nuk janë të dëmshme për pacientin por gjithsesi nuk duhet të përdoren, ky është një gabim i infermieres”, deklaroi drejtori i spitalit.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Su’lmi në Magdeburg të Gjermanisë, njihuni me dy mjekët nga Maqedonia që ndihmuan në shpëtimin dhe shërimin e të lënduarve

    Numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes në qytetin gjerman Magdeburg,...

    Mexhiti tha “po vjen era shtet”, reagon BDI: Këtij shteti i vjen era kundërmuese e Jugosllavisë

    Nga opozitarja BDI kanë reaguar pasi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti sot duke komentuar ndjekjen penale të Artan Grubit, tha se...

    Gjuha ofenduese e deputetëve të VLEN-it! Saranda Imeri e quan mace deputeten Ilire Dauti

    Tërheqja e Ligjit për arsim të mesëm nga qeveria ka pasuar me shumë lëvdata, komente e kritika. Ministrja e...

    Rikthehet dueli i shekullit në boks, Usyk dhe Fury përballen sot në ring

    Numërimit mbrapsht tashmë po i vjen fundi, teksa Oleksandër Usyk dhe Tajson Furi do të kenë mbrëmjen e sotme...