E martë, 13 Maj, 2025
17.1 C
Skopje

Gostivar: Pacienti ankohet se i dhanë infuzion me afat të skaduar

Portali X

Në spitalin e Gostavarit në repartin intern një pacient ka marrë infuzion me afat të skaduar. PortaliX ka siguruar fotografi ku shihet se infuzionit prej 500 ml i ka skaduar afati më 25 maj 2024. Pacienti ka shkuar në repartin intern për të marrë infuzion por ka parë se i njëjti është me afat të kaluar.

 

Rasti është paraqitur edhe në polici por prej presionit personi ka tërhequr deklaratën. “Rasti ka ndodhur më 18.10,2024 por prej presionit të madh deklarata është tërhequr edhe pse pacienti së bashku me shoqërues ka shkuar për ta paraqitur rastin në polici”.

 

Kërkuam përgjigje prej drejtorit të Spitalit të Gostivarit Argjend Muça i cili tha se infermierja e cila ka dhënë infuzionin ka bërë ngatërresë, pasi në spital qëndrojnë infuzione edhe me afat të skaduar por ato nuk përdoren tek pacientët.

 

“Këto infuzione me afat të skaduar tërhiqen nga spitalet atëherë kur përfundon regjistrimi i barnave edhe ato sipas ligjit duhet të qëndrojnë spital, por gjithsesi të mos përdoren. Ne kemi biseduar edhe me policinë dhe me prokurorinë dhe u qartësuam se këto infuzione nuk janë të dëmshme për pacientin por gjithsesi nuk duhet të përdoren, ky është një gabim i infermieres”, deklaroi drejtori i spitalit.

Më të lexuara

Degradim dhe “pastrim” i shqiptarëve nga policia e Butelit

Shkup, 12 maj – Stacioni policor në Butel po...

Publikohen ndryshimet ligjore për sigurinë në trafik/ gjoba të reja për këmbësorët…

Në platformën “ENER” janë publikuar propozim ndryshimet ligjore për...

Nga mesnata ulen çmimet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të...

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

Policia dje ka ndaluar një shtetas shqiptar 31-vjeçar i...

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

ANALIZË: Borxhi i brendshëm i RMV-së u rrit për 25,5 milionë euro për tre muaj!

Në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads