E diel, 11 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Gjermania miraton ligjin për punësim të të huajve të kualifikuar

Qeveria e Gjermanisë e ka miratuar një ligj për migrimin që ka për synim joshjen e punëtorëve të shkathtë dhe të kualifikuar që vijnë nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian, në kuadër të përpjekjeve për ta plotësuar nevojën për fuqi punëtore në sektorë të caktuar të eknomisë.

Udhëheqësit e bizneseve qe një kohë të gjatë kanë kërkuar që qeveria t”i lehtësojë procedurat e migrimit, duke thënë se disa degë të ekonomisë po përballen me vështirësi për shkak të mungesës së punëtorëve dhe kanë bërë të ditur se efektet afatgjate mund të sjellin dëme të pariparueshme.

Ligji i miratuar do t”ua lehtësojë punëdhënësve marrjen e punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, pasi që vërehet mungesa e punëtorëve në Gjermani dhe nga vendet tjera të BE-së. Sipas këtij ligji, azilkërkuesit aktualë, të cilët kanë gjetur punë por që nuk i kanë plotësuar kërkesat për azil, mund ta vazhdojnë punën.

Për këtë ligj janë zhvilluar debate të gjera, ndërsa miratimi i tij e shënon ligjin e fundit të miratuar për këtë vit. Një pjesë e partisë së Merkelit dhe partisë së krahut të djathtë kanë thënë se ky ligj mund ta nxisë migrimin e personave të pakualifikuar.

Sipas Zyrës Federale të Punës, rreth 1.2 milionë vende pune janë aktualisht të lira në Gjermani. Brenda kësaj shifre kërkohen kryesisht punëtorë për kujdes shtëpiak e shëndetësor, mjeshtër të dyshemeve dhe vozitës të kamionëve.

 

Më të lexuara

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Nesër do të bëhet dezinsektim në Shkup

Qyteti i Shkupit, përmes Sektorit për Punë Komunale dhe...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads