
Banorët e fshatit Raçe dhe diaspora e saj në Evropë përmes Shoqatës Kulturore “Duflla” kanë ndërrmarë aksion humanitarë për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.
Ata në një postim në rrjetet socijale shkruajnë: “Sonte përfunduam me sukses aksionin humanitar “Ndihma për vëllezërit tanë Shqiptarë” të goditur nga Tërmeti i 26 nëntorit.
Në radhë të parë falënderojmë Zotin që na dha forcë dhe vullnet për të ndihmuar rastin në fjalë, banorët e fshatit Rashçe, këshillin dhe imamin e xhamisë, diasporën dhe të gjithë bëmirësit nga do që ishin.
Më këtë treguam solidaritetin shpirtëror që posedon çdo shqiptarë anë e mbanë botës.”

