More

    FSHATI KOPANICË PO ZBRAZET!? TË RINJTË MARRIN RRUGËN E GURBETIT

    Bënë selfien e fundit para se të marrin rrugën e gurbetit.

    Mbi 15 të rinj nga fshati Kopanicë, në komunën e Sarajit, mbrëmë braktisën fshatin e tyre për të udhëtuar drejt Evropës, siç thonë, për një jetë më të mirë.

    Bashkëfshatarët e tyre thonë se të rinjtë po ikin pasi nuk po gjejnë punë dh perspektivë këtu në Maqedoni.

    “Mund të them që të rinjtë mezi presin të dalin, ose të martohen ose të gjejnë ndonjë rrugë për tu larguar. Nuk shoh perspektivë këtu, dal ndonjë herë nga këto çajtoret, magjistër është rojtar i rrymës elektrike, kjo është turp për një njeri të shkolluar mos mund ti gjejnë një vend pune. Mbrëmë duke biseduar, nuk e di rasti se si është 10-15 apo 20 persona udhëtuan drejt Sllovakisë”, tha Avdil Vaid Ademi, Mërgimtarë.

    Imami i fshatit Kopanicë thotë se të rinjtë nuk duhet të largohen dhe duhet të japin kontributin e tyre në fshatin e tyre.

    “Ajo është e vërtet por shkaqet pse po largohen secili mendon për një jetë më të mirë. – Por tani edhe atje është bërë vështirë ne kemi gurbetëqar që kanë treguar që ka qenë më mirë me përpara. Tani nuk është sikur ka qenë më herët, por tani të rinjtë mund të manipulohen nga dikush, ose u ofrojnë për diçka për një jetë më të mirë, kjo është me të vërtet një tmerr që po largohen rinia. Duhet të gjejnë vend pune dhe të punojnë në vendlindjen e vet dhe të japin kontributin në fshatrat e tyre”, u shpreh Ahmet Qilafi, Imam i Xhamisë në Kopanicë.

    Shkalla e emigrimit të qytetarëve të Maqedonisë përfshirë emigracionin e rregullt dhe emigracionin ilegal, vazhdon të jetë i lartë, ndonëse jo në shifra alarmante. Nga Enti shtetëror për Statistika, në bazë të të dhënave, për periudhën 2012-2016 bëhet e ditur se Maqedonia vazhdon të ketë shkallë të mesme të emigrimit, me një mesatare prej 4222 qytetarësh. Nga Maqedonia vetëm vitin e kaluar janë larguar 440 persona, thonë statistikat. Në vitin 2015 nga Maqedonia kanë ikur 767 persona, në 2014-ën 740, në vitin 2013 janë zhvendosur 945 persona, kurse në 2012-ën vendin e kanë braktisur 1.330.

    https://youtu.be/YuweTkgc36s

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Siljanovska fal ish-kryetarin e Komunës së Manastirit! Ishte dënuar me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare…

    Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka falur ish kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, i cili vuante dënimin me...

    Talat Xhaferi me kritika ndaj VLEN-it/ Trupat koordinues të sektorit të sigurisë pa shqiptarë

    TALAT XHAFERI ME KRITIKA NDAJ VLENIT Ish kryeministri dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi në një prononcim për Klan Maqedoni ka adresuar...

    “I shiste pjesët funksionale nga veturat e klientëve”, mjeshtri nga Maqedonia dyshohet për mashtrim

    Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një 39-vjeçari nga Ohri, përcjell TV21....

    Profesoreshë e letërsisë serbe në Universitetin e Shkupit e pranon Islamin

    Një emër i njohur botës akademike sllave në Ballkan, Violeta Piruze- Tasevska, ka pranuar Islamin përballë një miku të...