FR-BDI kërkon dorëheqjen e Stoilkoviqit! “Ministër anti-shqiptar, destabilizues dhe përçarës”

Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim ka kërkuar sot dorëheqjen e ministrit për Marrëdhenie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, informon Klan Macedonia.

Në fjalimin e tyre para objektit të ministrisë, Veton Sadiku nga FR-BDI tha se Stoilkoviq po kontribuon ne destabilizim dhe përçarje, ndaj duhet që të japë dorëheqje dhe qeveria të distancohet nga veprimet anti-shqiptare.

Nga FR-BDI numëruan disa nga aktivitetet anti-shqiptare që ministri Stoilkoviq i ka ndërmarrë në ditët e fundit.

“Stoilkoviq është vegël destabilizuese për përçarje. Stoilkoviq u shpërblye për glorifikimin e masakrave ndaj shqiptarëvëve në vitet 1912-1918, sikur kjo të mos mjaftonte vazhdojmë dhe me takimin që e pati më Millorad Dodik, kjo tregon hapur se për kë punon ky ministër dhe kush i drejtorin institucionet e shtetit. Ne kërkojmë dorëheqjen e ministrit dhe distancimin e qeverisë nga agjendat anti-shqiptare dhe anti-perëndimore”, thanë nga FR-BDI. /tvklan.mk

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

Artikuj të ngjashëm