Fotoja e shqiptarit që po shpëtonte delen nga zjarri, futet në 12 më të mirat në botë për vitin 2025

Një moment i jashtëzakonshëm humaniteti gjatë zjarreve shkatërruese në Greqi është përfshirë nga BBC në listën e 12 fotografive më ikonike të vitit 2025 (deri më tani).

 

Fotografia, e realizuar nga Thanassis Stavrakis, fotoreporter bashkëpunëtor i agjencisë Reuters, tregon një burrë shqiptar teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës, duke e mbajtur me vete mbi motor nëpër tym dhe zjarr, shkruan Euronews.al.

 

 

Foto u shkrep në gusht të vitit 2025, kur zjarret masive përfshinë rajonin e Ahaisë në Greqinë perëndimore, duke detyruar shumë banorë të largoheshin dhe duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe kafshëve.

 

BBC, duke komentuar për këtë fotografi të fuqishme vizuale, shkruan:

 

 

Shpëtimi i deleve, Patra, Greqi

 

“Në një sfond tymi të trashë që ngrihet nga zjarret që goditën Patrën në gusht, një burrë në një motoçikletë shihet duke shpëtuar një dele që i ngjitet për të shpëtuar jetën. Gjesti sjell në mendje përshkrimet e hershme të Bariut të Mirë në katakombet romake të shekujve 2 dhe 3, ku Krishti mban mbi supe një kafshë të cenueshme. Në të gjitha epokat, motivi i përsëritur – qoftë i ruajtur në afresk apo i kapur në një fotografi – përforcon natyrën e qëndrueshme mitike të heroizmit.”

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm