E premte, 18 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

FOTO: Për 53 mijë euro Kuvendi do ta rikonstruojë fasadën e dëmtuar gjatë protestave për Propozimin francez

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do ta rikonstruojë fasadën e cila u dëmtua në vitin 2022, gjatë protestave për Propozimin Francez, njofton TV21.

E njëjta do të kapë vlerën prej 53 mijë euro, ndërkaq realizues është kompania “OIL metal DOOEL”, ndërkaq mbikëqyrjet do të realizojë “MBM Arkitektët DOOEL Skopje”.

Rikonstruimin, siç mund të shihet nga fotografitë e TV21, tashmë është në rrjedhë.

“Lëndë e kësaj e marrëveshje është furnizimi me punimet ndërtimore për riparimin e fasadës së ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lënda e furnizimit përfshinë punët: Riparim të shtresës së betonit të objektit, riparimin e fasadës me travertin dhe punimet e fasadës me fasadë termoizoluese”, qëndron në marrëveshje.

Sipas marrëveshjes, lënda e furnizimit i përfshin edhe furnizimin me materiale, transportin, montazhën me material ndërtues si dhe çmontimin e pjesëve të vjetra të fasadës dhe transportin e mbetjeve deri te deponia.

Kohëzgjatja e marrëveshjes është një vit.

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Trump nis heqjen e emrave të politikanëve nga lista e zezë

Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads