Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum të dielën përballet me Shkëndijën në Tetovë, në kuadër të xhiros së 11-të të elitës së futbollit vendor.
Të dyja skuadrat në këtë ndeshje vijnë, pasi në mesjavë siguruan biletë për në fazën e radhës të Kupës së Maqedonisë.
Ndërkaq, futbollisti i Strugës, Flamur Tairi para takimit të së dielës thotë se kualiteti i Shkëndijës dihet, mirëpo skuadra e tij ka dëshmuar se din të menaxhojë ndeshje të tilla.
“Ndeshjet kundër Shkëndijës janë gjithmonë interesante dhe të bukura për tu parë e për tu shijuar, si nga tifozët ashtu edhe nga lojtarët në fushën e blertë. Kualiteti i Shkëndijës dihet, por ne jemi ekipi kampion dhe e kemi dëshmuar që ndeshjet e forta i menaxhojmë mirë, ashtu që shpresoj se e diela do të jetë festë për të gjithë dhe se në fund do dalim neve fitues në atë ndeshje”, u shpreh Tairi. /SHENJA/