E shtunë, 17 Maj, 2025
7.6 C
Skopje

Falsifikonte bileta të parkingut dhe dokumente policore – bastisje në Shkup, arrestohet 21-vjeçari

Më 16.05.2025 në Shkup, pas një urdhri gjyqësor, zyrtarë policorë nga Sektori për Krim Kibernetik kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësira të tjera të L.K. (21) nga Shkupi, pas një hetimi paraprak për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerje të veprave penale: “krijim, furnizim ose shpërndarje të mjeteve për falsifikim” sipas nenit 271 të Kodit Penal, vepër penale “falsifikim kompjuterik” sipas nenit 279-a, “keqpërdorim të të dhënave personale” sipas nenit 149 dhe “dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik” sipas nenit 251 të Kodit Penal.

 

 

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një kompjuter desktop, tre hard disqe, dy laptopë, pesë USB stikë, tre telefona mobilë, rreth 4.000 euro, fatura të pagesave, si dhe fletëpagesa të falsifikuara të parkingut të ndërmarrjes publike “Parkingjet e Komunës Qendër” dhe kartela policore me logon e MPB-së.

 

Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike.

Më të lexuara

Aksident tragjik në rrugën Draçevë-Katllanovë – humb jetën një i ri nga Studeniçani

Mbrëmë rreth orës 22:20 në SPB Shkup është raportuar...

I mituri me kërcënim dhe përdorim force dhunon një fëmijë 14-vjeçar

Më datë 14.05.2025, në orën 20:00 në SPB Shkup,...

50 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre 22 fëmijë dhe 15 gra

Të paktën 50 palestinezë, përfshirë 22 fëmijë dhe 15...

Kosovë, bora mbulon fshatin Strellc në mes të pranverës

Ndërkohë që jemi në mesin e muajit maj, reshje...

Merr pjesë në Samit, por nuk e përmend askund Tiranën – has në reagim postimi i Mickoskit

Kryeministri i Maqedondisë së Veriut Hristijan Mickoski, sot ka...

Për tre vjet 457 persona humbën jetën në aksidente

Masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente, megjithëse kontribojnë në...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads