More

    Fadil ef. Ramadani , zgjidhet Kryetar i ri i Kuvendit të BFI-së

    Me 6 dhjetor Kuvendi i BFI në RM ka mbajtur mbledhjen e vet të rregullt, në të cilën, veç tjerash, është zgjedhur udhëheqësia e re e Kuvendit, anëtarët e rinj si dhe anëtarët e komisioneve të Kuvendit. Kryetar i ri i Kuvendit të BFI në RM është zgjedhur Fadil ef. Ramadani, kurse sekretar i Kuvendit është zgjedhur Ziber ef. Lata. Po ashtu, janë zgjedhur edhe dy nënkryetarët e këtij organi të BFI-së, edhe atë Tazhudin ef. Iljazi si dhe Ibrahim ef. Abdurrahimi.

    Fadil Ramadani u lind në Saraj të Shkupit, ku edhe e kreu shkollën fillore. Më pas morri rrugën e kërkimit të diturisë dhe e përfundoi me sukses Medresenë. Por, ambicjet e tij drejt përvetësimit të diturisë fetare nuk mjaftuan me kaq. Kërkoi që të përsoste mësimin e kuranit në një nga universitetet në Egjipt, më konkretisht në Kairo.

    Duke e ndjekur shembullin e dhe shumë dijetarëve e hoxhallarëve të tjerë, vazhdoi rrugën e kërkimin e diturisë në shumë vende arabe.

    Me t’u kthyer në Maqedoni e filloi punën e tij intensive për thirrjen e njerëzve në fenë e Zotit, punë kjo që po vazhdon pa reshtur tashmë për disa vite. Hoxhë Fadil Ramadani jeton dhe vepron në Saraj, ku edhe mban ligjerata të rregullta javore në xhamin me dy minare në Saraj. Ai veçanërisht shquhet për kuptimet e thella të teksteve sheriatike dhe për ligjëratat e tij mbi shërimin e zemrave dhe besimin Islam.

    Pas vitit 2010 angazhohet edhe si pedagog për lëndën e mësim-besimit fetar(historia e relegjioneve) në Shkollën Fillore “Dituria “ në Saraj.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Suspendohen dy policët në Idrizovë, u mashtruan nga një i burgosur duke u marrë 4000 euro

    Dy policët të cilët pretendonin se ishin mashtruar nga një i burgosur janë suspenduar, informoi ministri i Drejtësisë, Krenar...

    Të paktën dy të vrarë nga të shtënat në Roterdam

    Të paktën dy persona u vranë nga të shtënat në Roterdam, ka thënë policia në një konferencë për shtyp. Policia...

    Ky është 19-vjecari i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra më thikë në kufirin Serbi-Kroaci

    Afër pikës kufitare Serbi-Kroaci që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi sot janë sulmuar dy...

    Nuk pajtohet me ndryshimet e Kodit Penal/ Lloga tregon përse nuk i nënshkroi ndryshimet ligjore

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot për herë të parë u prononcua për mediat se përse nuk i nënshkroi...
    WordPress Ads