Shqipëria është mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që pritet të mbledhë nesër në Tiranë liderët e vendeve evropiane.
Një ditë para Samitit të Komunitetit Politik Europian në 15 maj, liderët e Këshillit Europian dhe të Bashkimit Europian do të mblidhen në një darkë pune në Tiranë me udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Zgjedhjet e 11 majit/ Të dhënat: Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021
Sipas njoftimit zyrtar të Këshillit të Europës i cili ka publikuar edhe agjendën e Samitit, bëhet me dije se 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish, si dhe institucione të BE-së janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. Sekretarët e Përgjithshëm të NATO-s, Këshillit të Europës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) gjithashtu kanë marrë ftesë për të marrë pjesë.
Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet të premten, më 16 maj, në Sheshin Skënderbej në Tiranë.