Erdoğan-Sharaa: Sulmet e Izraelit ndaj Sirisë janë “të papranueshme”

Presidenti turk dhe ai sirian zhvilluan bisedë telefonike të enjten dhe diskutuan zhvillimet e fundit në Siri pas sulmeve të Izraelit, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes.

 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i tha homologut të tij sirian Ahmad al-Sharaa se sulmet e Izraelit ndaj Sirisë janë “të papranueshme”, duke shtuar: “Agresioni i Izraelit përbën një kërcënim për të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e drejtorisë.

 

Duke vënë në dukje se Ankaraja mirëpret armëpushimin e arritur me druzët në Siri, Erdoğan tha se Türkiye do të vazhdojë të mbështesë popullin sirian siç ka bërë deri më tani.

 

Al-Sharaa, nga ana e tij, shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentit turk për mbështetjen e Ankarasë në ruajtjen e unitetit politik të Sirisë, sigurimin e integritetit territorial dhe mbështetjen e sovranitetit të saj, thuhet në njoftim.

 

Përleshjet në Suwayda dhe sulmet izraelite

 

Më 13 korrik, shpërthyen përleshje në shkallë të vogël midis fiseve arabe beduine dhe grupeve të armatosura druze në provincën jugore siriane të Suwaydas.

Dhjetëra ushtarë u vranë në sulmet e grupeve druze ndaj forcave të sigurisë siriane të vendosura në zonë.

Pasi përleshjet midis forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura lokale druze u përshkallëzuan, u arrit një armëpushim midis palëve.

Armëpushimi u prish menjëherë pas kësaj dhe ushtria izraelite kreu sulme që synonin forcat e sigurisë siriane.

Më 16 korrik, forcat ajrore izraelite goditën kompleksin presidencial sirian, selinë e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Në të njëjtën ditë, u rivendos një armëpushim midis qeverisë dhe grupeve lokale në Suwaydas, ndërsa avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ndaj Damaskut dhe Daraas.

Që kur forcat e sigurisë janë tërhequr nga Suwayda, vlerësohet se qindra njerëz kanë humbur jetën në përleshjet dhe sulmet izraelite

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Shkupi mbulohet me tym nga zjarri në Bojanë

Shkupi sot u mbulua nga tymi dhe ajri i...

Artikuj të ngjashëm