More

    Elmi Aziri: Hristijan Mickoski propozon që të ndërpriten punimet për rrugën drejt Kosovës!

    Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët – pjesë e Frontit Europian, Elmi Aziri ka dalë me reagim pas zhvillimeve të takimit mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetares së Qytetetit të Shkupit, Danella Arsovska, transmeton TV21.

    Aziri nëpërmjet një shkrimi, hedh dyshime se në këtë takim, kryeministri i ka propozuar Arsovskës që mjetet e parapara për magjistralen prej në Shkup deri në Stankovec, të ridestinohen për zgjidhjen e problemit me ndërmarrjen publike të Shkupit.“Me ribalancin e buxhetit para pak ditësh mjetet për korridorin 8 u shkurtuan për 11 miliard denarë, nga 15 në 4 miliard denar!

     

    “Me ribalancin e buxhetit para pak ditësh mjetet për korridorin 8 u shkurtuan për 11 miliard denarë, nga 15 në 4 miliard denar!

    Mjetet për Spitalin e Kërçovës u shkurtuan nga 50,1 miljon në 1,7 milion denarë!
    Dje Kryeministri i vendit i propozon Danella Arsovskës që mjetet e destinuara për rregullimin e bulevardit që e lidhë Shkupin me rrugën për Republikën e Kosovës në vlerë prej 8 miljon euro të ridestinohen për ndërmarrjen publike të qytetit të Shkupit – Paraqe dhe Gjelbrime!
    Pra, Kryeministri propozon që të ndërpriten punimet për rrugën drejt Kosovës!
    Për kaq pak ditë edhe po të duan nuk mund të bëjnë më shumë!
    Tmerr!”, shkroi mes tjerash Aziri./TV21

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Çmimi i energjisë elektrike! RMV-ja lidere në rajon, me çmim më të lartë për amvisëritë!

    Sipas të dhënave të fundit, për vitin e kaluar, të publikuara nga EUROSTAT-i, në Maqedoninë e Veriut rryma elektrike...

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...