Edhe një person i vdekur, kësaj radhe në Vendkalimin Kufitar “Bogorodica”

Në ora 18:45 minuta në vendkalimin kufitar Bogorodica, në afërsi të një kazinoje, është gjetur një person pa shenja jete (shtetas i huaj). Bëhet fjalë për shtetasin grek me iniciale K.G. i lindur në vitin 1946 në Selanik, Republika e Greqisë. Personi në fjalë nga ana e sigurimit është hasur në ora 18:30 minuta në gjendje të rëndë shëndetësore, pas çka edhe ka ndërruar jetë. Në ora 18;40 minuta, vdekje pa shenja dhune ka konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë – Gjevgjeli. Personi tanimë i ndjerë ishte i regjistruar si mysafirë në njërën nga kazinot që gjenden në afërsi të vendkalimit kufitar “Bogorodicë”. Raportohet se në makinën e të ndjerit është gjetur një pako tableta “Simeco”. Në vendngjarje hetime kanë kryer Prokuroria Publike e Gjevgjelisë dhe ekipeve policore. Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në mjekësin ligjore në Shkup.
Gjatë ditës siç raportoi Alsat janë regjistruar edhe dy raste të tjera. Nj  trup i pajetë është gjetur nën tribunë tek stadium “ Boris Trajkovski” dhe tjetri pranë hekurudhës ku kalon treni i relacionit Gjevgjeli-Shkup.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm