Dy vetura digjen në Çair, zjarri përfshinë një veturë të tretë

Dy automjete janë djegur plotësisht, ndërsa një i tretë është përfshirë pjesërisht nga një zjarr që shpërtheu gjatë natës në lagjen Çair të Shkupit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 25 qershor 2026, rreth orës 02:20, në SPB Shkup, A.A. (42) nga Shkupi ka raportuar se janë djegur automjeti i tij Volkswagen Passat me targa të Shkupit dhe një automjet Mercedes me targa të Velesit, në pronësi të M.M.
Nga zjarri është dëmtuar pjesërisht edhe një automjet Land Rover me targa të Shkupit, në pronësi të A.R.
Zjarri është shuar nga ekipet e Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit. Në incident nuk ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga policia, ndërsa autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.(TS)

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Orce Gjorgjievski: Ndërtojmë urë dhe rrethrrotullim në Saraj, Shkupi merr hyrje të re

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm