Dua Lipa përfshihet në politikë, del kundër kryeministrit

Vendimi i kryeministrit britanik për të pezulluar për një muaj Parlamentin ka shkaktuar zemërimin e të gjithëve.

Edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka reaguar me anë të një postimi në Instagram rreth situatës politike në Britani.

Këngëtarja ka shpërndarë një fotografi ku duket kryeministri Boris Johnson dhe në pankartë shkruhet: “U prehtë në paqe demokracia britanike”. Kjo nuk është hera e parë që Dua tregon se është kundër Brexit.

Vendimi i kryeministrit britanik për të pezulluar për një muaj Parlamentin ka shkaktuar zemërimin e deputetëve dhe kundërshtarëve të një Brexiti pa marrëveshje.

Kryeministri Johnson i kërkoi Mbretëreshës Elizabetë të mbyllë sesionin aktual të parlamentit që të hapet një sesion i ri pas fjalimit të saj më 14 tetor për të parashtruar axhendën legjislative të qeverisë së tij.

Boris Johnson është zotuar ta nxjerrë Britaninë nga BE me ose pa marrëveshje për termat e shkëputjes.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Xhemail Dauti komenton masat e qeverisë

Pronari I kompanisë ‘Dauti-Komerc’, Xhemail Dauti në një intervistë...

Po e tall që nga mbrëmë, Mozzik i përgjigjet Noizyt

Këngëtari i njohur Mozzik, i shoqëruar nga avokati i...

Artikuj të ngjashëm