More

    Drita Islami, kampione e dyfishtë e Maqedonisë, plotëson normën për në europian

    Atletja e njohur Drita Islami nga Saraji ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo në kampionatin shtetëror në Ohër (u mbajt të shtunën dhe të dielën) u bë kampione e dyfishtë në dy disiplina.

    Në disiplinën 200 metra shënoi rezultat 25.49, ndërsa në 400metra me pengesa arriti kohë 59.33, duke plotësuar normën për në kampionatin europian në Poloni. Kujtojmë se norma ka qenë 60.75 sekonda.

    „Të them të drejtën se kam pritur që do të arrij një rezultat kaq të mirë, pasi para një jave vrapova 61.01. Mirëpo isha shumë e  përgatitur dhe me padurim prisja që ta përmbush normën“, deklaroi për „Lajm“, Islami.

    „Një tjetër fakt që më bën krenare është se jam e vetmja shqiptare që arrij të përmbush një normë europiane, njëjtë sic isha e vetmja shqiptare që mora pjesë në Lojëra Olimpike. Gjithashtu në 10 vitet e fundit as edhe  një atlet nga Maqedonia s‘ka përmbushur normën. Për mua kjo do të thotë  një sukses i madh sepse po arrij ta ngris nivelin e atletikes në Mmaqedoni, duke e ngrit atë në starndarde europiane“, theksoi kampionia Drita Islami./lajm

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...

    10 vjeçarja Esila Xhaferi po lufton me kancerin! Familjarët kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e saj…

    Vogëlushja Esila Xhaferi, vetëm 10-vjeçare, është diagnostikuar me kancer.   Ajo po lufton me këtë sëmundje teksa për shërim duhet urgjentisht...