Tetovë – Drejtori i Spitalit të Tetovës, Agim Berisha, është përfshirë në një skandal të madh lidhur me dhënien e dy tenderëve të cilët kanë vlera të larta, të cilët dyshohet se janë fituar nga një kompani në pronësi të nuses së tij.
Sipas informacionit të siguruar, më 31 tetor 2024, spitali ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Elmedika, e cila, sipas burimeve, është pronë e nuses së drejtorit Berisha. Vlera e këtij tenderi arrin në 12 milion denarë. Tenderi i dytë, i nënshkruar më 20 nëntor 2024, ka një vlerë mbi 6 milion denarë.Të
Një nga kushtet për aplikimin në këto tenderë ishte një deklaratë që vërtetonte se nuk kishte afërsi farefisnore mes aplikantëve dhe nënshkruesve të tenderëve, gjë që ngre dyshime mbi transparencën e procesit.
Organet kompetente janë ftuar të ndërhyjnë dhe të hetojnë këtë rast në mënyrë urgjente për të zbardhur këtë situatë alarmante në Spitalin e Tetovës. Ky skandal ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe kërkesa për një hetim të plotë.
Do të vazhdojmë të raportojmë për zhvillimet e mëtejshme në këtë çështje.