More

    Dështoi me shportat e ushqimit, ministri Durmishi tani thotë se përkrah qytetarët në bojkot

    Pas dështimit të iniciativës për shportat e ushqimit, ministri Besar Durmishi ka ndryshuar qëndrim dhe tani thotë se mbështet qytetarët në bojkotin kundër çmimeve të larta.

     

     

    Nisma për shportat e kontrolluara të ushqimit, e cila synonte të ofronte produkte bazë me çmime të reduktuara, nuk pati suksesin e pritur. Shumë qytetarë u ankuan për mungesën e transparencës dhe efektin e kufizuar të masës, ndërsa tregtarët e kritikuan atë si të pazbatueshme në praktikë dhe nuk ju përmbajtën.

     

    Tani, ministri Durmishi ka dalë me një deklaratë të re, duke thënë se ai “përkrah plotësisht qytetarët në bojkotin e çmimeve të larta”. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të ndryshme, me disa që e shohin si një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për dështimin e planit të mëparshëm, ndërsa të tjerë e vlerësojnë si një reflektim ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

     

    Në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar bojkot total i marketeve për ditën e premte si pasoj e çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Hulumtim, 35,2 % e qytetarëve mendojnë të largohen nga RMV-ja

    Më shumë se një e treta e popullsisë ose 35,2 për qind mendojnë të largohen nga Maqedonia e Veriut....

    Sela: Në qeverisjen VLEN, asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua, vetëm se u shkurtuan ato të drejta që i kishim…

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat tha se nën qeverisjen e VLEN-it...

    Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoni

    Nafta prej sot në mesnatë shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave dhe i vajit ekstra...

    Ministria e Shëndetësisë propozon mbajtjen e maskave në spitale dhe ndalimin e vizitave te pacientët e shtruar

    Mjeku Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive, ka theksuar se ky vit është më ei butë, me...