Koka: Deri ku jemi, kush kërkon Amnisti e kush Probacion (VIDEO)
Fatime Koka njoftoi se u ka dërguar institucioneve dhe përfaqësuesve politikë 20 kërkesa zyrtare për gjendjen në burgjet e Maqedonisë së Veriut dhe mundësinë e amnistisë. Ajo tha se çdo kërkesë është e dokumentuar me datën, orën dhe dëshminë e dërgimit.
Sipas Kokës, disa institucione kanë reaguar për çështjen e probacionit, por ende nuk ka marrë përgjigje përfundimtare lidhur me amnistinë. Ajo bëri të ditur se drejtori i Burgut të Idrizovës e ka përcjellë kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Drejtorinë për Sanksione.
Ministria, sipas saj, e ka njoftuar se ka iniciuar një propozim-ligj të ri për probacionin. Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Sanksione është shprehur kundër amnistisë, por në favor të zgjerimit të probacionit.
Koka tha se Kuvendi fillimisht e ka konfirmuar pranimin e kërkesës, por nuk është përgjigjur për përmbajtjen e saj. Ajo pret përgjigje edhe nga presidentja, kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri Stali, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të partive politike.
Ajo kërkoi që institucionet të shqyrtojnë të gjitha masat e mundshme ligjore, duke theksuar se mbipopullimi ndikon në shëndetin dhe dinjitetin e të burgosurve. Koka u bëri thirrje institucioneve të propozojnë zgjidhje konkrete para fundit të vitit.
“Unë jam me shtetin dhe me ligjin, por edhe ligji duhet të jetë me njeriun dhe me të drejtat e njeriut”, tha ajo.https://www.facebook.com/share/v/1CQ5P6utYJ/

