Edhe rajoni i Dervenit së fundmi pritet të bëhet me medium online profesional të regjistruar në ShGM. Duke plotësuar të gjitha kriteret e parapra, mediumi elektronik lokal www.derveni.info po përpilon aplikimin për përfshirje në regjistrin online të mediave profesionale që do t’i ndihmojë opinionit më lehtë t’i dallojë mediat që përmbushin kriteret e caktuara dhe iu përmbahen standardeve të raportimit etik gjatë punës së tyre. Rezultatet nga krijimi i regjistrit do të publikohen gjatë muajit nëntor të këtij viti.
Si pjesë e përpjekjeve për mbrojtje dhe promovim të gazetarisë profesionale, Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, informon se është duke u zbatuar procedura për rinovimin dhe përditësimin e anëtarësisë së online mediave në trupin vetërregullues.
Procedura është duke u zhvilluar sipas kritereve të pajtuara mes KEMM dhe SHGM duke ndjekur praktikën e shoqërive të zhvilluara demokratike dhe Këshillit të Evropës, të cilët rregullisht konsultojnë bashkësinë gazetareske dhe mediatike, përcjell Flaka
Procesi do të rezultojë me krijimin e regjistrit të online mediave profesionale që do t’i ndihmojë opinionit më lehtë t’i dallojë mediat që përmbushin kriteret e caktuara dhe iu përmbahen standardeve të raportimit etik gjatë punës së tyre. Rezultatet nga krijimi i regjistrit do të publikohen gjatë muajit nëntor të këtij viti.
Vetë-rregullimi i mediave vazhdon të jetë një angazhim i përbashkët i organizatave tona për të vendosur vullnetarisht kritere dhe të respektohen ato brenda një procesi të hapur për publikun.
Në këtë proces, përveç bashkësisë mediatike, do të përfshihet edhe bashkësia e biznesit. Edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë iu bashkëngjit nismës së KEMM dhe SHGM për afirmimin e vetë-rregullimit në online mediat, ndërsa qëllimi i këtij bashkëpunimi është që nëpërmjet të krijimit të regjistrit të lehtësohet qasja në reklamat e bashkësisë së biznesit për online mediat profesionale, përkundër atyre që nuk i plotësojnë kriteret për anëtarësim.
/derveni.info

