E premte, 25 Prill, 2025
12.8 C
Skopje

Deponi në hyrje të Liqenit Treska, Veseli: Do ta pastrojmë për 2-3 ditë

Banorët përmes emisionit “Thirre 21-shin” kërkuan që të pastrohet dhe të dënohen ndotësit, pasi siç shtojnë, kundërmon erë e keqe dhe paraqet “pamje të shëmtuar”.

 

 

-Ne pagesat i bëjmë, çdo muaj i paguajmë mbeturinat nuk vijnë t’i marrin nga 2 javë, dhe prej këtu i marrin i dërgojnë atje i hedhin. Nuk di çfarë të them këtu është bërë katastrofë. Pastaj e kanë privatizuar Treskën, e ka marrë dikush e ka privatizuar dhe i marrin i hedhin kush mundet, thksoi një banor.

 

 

-Nuk është mirë për atë zonën atje që ka erë të madhe, erë të keqe dhe shpresojmë të marrin masa komuna, tha një banor.

 

U.D Kryetari i Komunës së Sarajit, Iljas Veseli, përmes një paraqitjeje në emision premtoi që për 2-3 ditë deponia do të pastrohet.

 

 

“Vetëdija e ulët e bën këtë. Pastaj ne si komunë çdoherë është pastruar ajo pjesë dhe nuk frekuentohet shumë ajo pjesë dhe e gjejnë si vend i lirë dhe i hedhin në atë pjesë. Mirëpo ajo që mund të them unë është se ditëve në vijim, me përmirësimin e kushteve klimatike do të kemi aksione edhe në vende të ndryshme ku do t’i pastrojmë”, shtoi Iljas Veseli, u.d kryetar i komunës së Sarajit.

 

Përndryshe në sondazhin e realizuar nga TV21, ku qytetarët mund të votonin në kohë reale gjatë transmetimit të emisionit, në pyetjen se a duhet të rikonstruktohet Liqeni Treska, 92.9% votuan pro ndërsa 7.1% kundër.

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads