
Mbrëmë janë dëmtuar dhe vjedhur fidanet e mbjella para disa ditëve në Çair në afërsi të Ambulancës. Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime” ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale duke publikuar edhe fotot e gjendjes së tanishme të parkut. Ja çka shkruan ai:
”Turp, turp, turp kjo ndodh vetëm te ne!!!
A jemi njerëz apo çka?! ???
Kemi punu në shi edhe dy ditë vikendi me gjithë puntorët që ta ndryshojm qytetin, por ne Çair nuk lejuat as 24 orë të qëndrojn këto drujn dekorativ! E bukura edhe ndryshimi gjindet edhe në Çair por ne nuk lejojm ta shohim.”

