Demokrati Zohran Mamdani bëhet kryebashkiak i Nju Jorkut

Pavarësisht fushatës së ashpër kundër tij dhe thirrjeve të përsëritura të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, që votuesit të mos e mbështesin, Zohran Mamdani ka arritur një fitore historike në zgjedhjet për kryebashkiakun e Nju Jorkut.

Në fjalimin e tij të fitores, Mamdani deklaroi se: “Nju Jorku është ndërtuar nga emigrantët dhe do të mbetet i tillë — tani i drejtuar nga një emigrant.”

I përshkruar si demokrat socialist, Mamdani është përballur për muaj me radhë me sulme nga Trump, i cili e ka quajtur “komunist” dhe ka mbështetur kundërshtarin e tij, ish-guvernatorin Andrew Cuomo

Gjatë fjalimit në Brooklyn, Mamdani u shpreh: “Nëse ka një qytet që mund t’i tregojë një kombi të tradhtuar nga Donald Trump se si ta mposhtë atë, është qyteti që e solli atë në jetë.”

Me këtë fitore, Zohran Mamdani bëhet kryebashkiaku i parë emigrant në historinë e Nju Jorkut, duke shënuar një moment të rëndësishëm për politikën amerikane.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit kanë...

Nesër fillon regjistrimi elektronik i nxënësve në shkollat e mesme publike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton, se nesër fillon...

Gjermania mbyll derën për gjysmën e punëtorëve nga Ballkani: kuota bie në 25.000

Qeveria gjermane miratoi propozimin për ta ulur kuotën vjetore...

Artikuj të ngjashëm