E premte, 9 Maj, 2025
16.8 C
Skopje

Çudi në Maqedoni/ Drejtoresha e “Kozle”, Dr. Simonovska, ndaloi përmendjen e emrit të saj, për SHGM-në ky është presion publik

“Deklarata publike e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së Klinikës Universitare për Sëmundjet Respiratore te Fëmijët ‘Kozle’, Dr. Karolina Simonovska, me të cilën ndalon përmendjen e emrit të saj, përbën një formë të presionit publik të drejtuar ndaj mediave. Këto deklarata janë një formë e censurës direkte ndaj gazetarëve dhe minojnë lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e mediave,” reagoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM).

 

“I kujtojmë të gjithë mbajtësit e funksioneve publike se, nëse kanë vërejtje për përmbajtje mediatike të publikuara, ata gjithmonë mund të kërkojnë përmirësim ose përgënjeshtrim. Gjithashtu, në dispozicion kanë organet e vetërregullimit të mediave, të cilat vlerësojnë etikën dhe profesionalizmin e përmbajtjeve mediatike.”

 

“Kjo formë e njoftimeve publike është e papranueshme, pasi krijon një atmosferë frikësimi dhe mosbesimi, gjë që është në kundërshtim me vlerat demokratike dhe interesin publik,” thuhet në reagimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (ZNM).

 

Shoqatat e gazetarëve reaguan pasi drejtoresha e “Kozle”, Karolina Simonovska, publikoi një deklaratë në të cilën ndaloi përmendjen e emrit të saj, megjithëse ajo ushtron një funksion publik dhe është zyrtare e emëruar nga ministri i Shëndetësisë, përkatësisht nga Qeveria.

 

**“Unë, Dr. Karolina Simonovska, e emëruar si ushtruese e detyrës së drejtoreshës në Klinikën Universitare për Sëmundjet Respiratore te Fëmijët ‘Kozle’ – Shkup, nën përgjegjësi të plotë materiale, morale dhe profesionale, deklaroj se nuk pajtohem dhe në asnjë rast nuk jap pëlqim që emri dhe mbiemri im, si dhe profesionalizmi im, të publikohen në media.

 

Veçanërisht, në asnjë rast, emri dhe mbiemri im, si dhe profesionalizmi im, nuk duhet të keqpërdoren në një mënyrë që përdoren në mënyrë të paautorizuar dhe në kontekst të publikimeve të pavërteta në media.

 

Çdo veprim në kundërshtim me sa më sipër përbën shkelje të integritetit tim profesional, personal dhe moral, dhe për këtë arsye ruaj të drejtën për të ndërmarrë të gjitha masat ligjore kundër çdo përpjekjeje për manipulim ose përdorim të paautorizuar të emrit dhe mbiemrit tim,”thuhet në deklaratën e saj.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads