E hënë, 12 Maj, 2025
11.8 C
Skopje

Banesat në Shkup në tremujorin e parë janë shtrenjtuar për 19,4 për qind në nivel vjetor, në tremujor për 7,2 për qind

Çmimet e banesave në tremujorin e parë të këtij viti janë rritur për 7,2 për qind në nivel tremujor, ndërsa për 19,4 për qind në vit në nivel vjetor, sipas Indeksit të çmimeve të banesave të Bankës Popullore.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, çmimet e banesave shënuan një rritje vjetore prej 4,7 për qind dhe një rënie tremujore prej 0,8 për qind, që ishte rënia e parë minimale tremujore pas një periudhë të gjatë që nga rënia e fundit prej një për qind në tremujorin e tretë të vitit 2020. Në tremujorin e dytë të vitit 2024, çmimet e banesave shënuan rritje prej 11,5 për qind në nivel vjetor dhe prej 8,2 për qind në nivel tremujor.

Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar rritja vjetore ishte tetë për qind, ndërsa tremujore kishte një rënie prej 0,3 për qind, pas së cilës sërish vijoi rritje në tremujorin e katërt në nivel tremujor prej 3,3 për qind dhe në nivel vjetor prej 10,6 për qind.

Indeksi i çmimeve të banesave është përgatitur nga BPRMV, bazuar në të dhënat që kanë të bëjnë me banesat e shpallura për shitje në territorin e qytetit të Shkupit.

Më të lexuara

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë...

Shkupi i bashkohet thirrjes së BE-së për armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë

Bashkimi Evropian i bashkohet Ukrainës dhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë...

Pritje madhështore për Ali Ahmetin në Strugë

Në organizim të Degës së BDI-së në Strugë mbrëmë...

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads