Kandidati i partisë më të madhe opozitare të DR, Kostas Bakojani është kryetari i ri i Athinës.
Sipas të dhënave, nga 98% e votive të numëruara Kostas Bakojani ka fituar 65,3% të votive derisa rivali i tij nga partia e kryeministrit Cipras, Atanasios Nanos Iliopulos ka fituar 34,7%.
Kostas Bakojani më parë ka qenë kryetar i qytetit të Karpenisit ndërsa në vitin 2014 ishte zgjedhur guvernator i Greqisë qendrore.
Ndryshe Kostar është djali i deputetes Dora Bakojani ish shefe e diplomacisë greke dhe nip i ish kryeministrit Konstantinost Micotakis.


