Të gjitha 10 kompanitë e sigurimit që kanë qenë të regjistruara para 1 prillit të vitit të kaluar dhe japin shërbime për sigurimin e automjeteve motorike janë nën hetim për bashkim në kartel.
Kompanitë e sigurimit që ndiqen për bashkim në kartel:
MAKEDONIJA OSIGURUVANJE (VIENNA INSURANCE GROUP)
TRIGLLAV OSIGURUVANJE SH.A.
SAVA OSIGURUVANJE SH.A. SHKUP
EUROINS OSIGURUVANJE
EUROLINK
GABE NEZHIVOT SH.A. SHKUP
UNIQA
OSIGURITELNA POLISA
HALK OSIGURUVANJE
KROACIA OSIGURUVANJE/NEZHIVOT
Në këtë grup, sipas Agjencisë për supervizion sigurimi (ASS) nuk bënë pjesë vetëm ZOIL Maqedoni nga Manastiri, që është evidentuar në regjistër më 1 prill të vitit të kaluar, kur është realizuar marrëveshja për, siç thuhet, bashkim në kartel dhe u rritën çmimet e këstit të sigurimit për autopërgjegjësi me çka u shtrenjtua regjistrimi i automjeteve. Nga Komisioni për mbrojtje të konkurrencës, për TV21 thonë se deri te 10 kompanitë e sigurimit është dërguar njoftim preliminar në të cilin theksohet se çfarë është gjetur gjatë kontrolleve në hapësirat zyrtare të kompanive të sigurimit, duke përfshirë edhe kontrollet në komunikimin e tyre të ndërsjellë pas çka janë gjetur prova për sjellje të harmonizuar – Kartel.
“Procedura për konfirmimin e sjelljes së harmonizuar – KARTEL dallon nga procedura për bashkimin në kartel të marketeve, për shkak se në këtë procedurë ka njoftim preliminar, pas çka kompanitë e sigurimit kanë afat për të dorëzuar kundërargumente, pas çka KMK do të mbajë takim dhe do të sjellë raport përfundimtarë ku do të theksohet se sa do të jetë gjoba. Edhe për këtë raport kompanitë kanë të drejtë të parashtrojnë kundër argumente, pas çka Komisioni do të sjellë vendim përfundimtarë”, thonë nga Komisioni për Mbrojtje të Konkurrencës.