Botohet libër i ri për Mikrotoponiminë e Dërvenit

Këto ditë vjen në dritë libri më i ri i Prof.Xhemaludin Idrizit kushtuar Dërvenit rrespektivisht monografia me titull “Mikrotoponimia e Dërvenit të Shkupit”.

Botimi i këtij libri është finansuar nga Ministia e Kulturës së RMV, dhe paraqet një vepër  të rëndësisë faktografike për rajonin dhe për studjuesit si dhe i një rëndesie të veçantë për gjeneratat e ardhëshme.

Monografia është e strukturuar prej hyrjes dhe katër kapitujve. Në kapitullin e parë trajtohet një historik i shkurtër i rajonit dhe jepet një pasqyrë e shkurtër e fshatrave të Dervenit të Shkupit (Dervenit të Poshtëm dhe Dervenit të Epërm), numri i banorëve për çdo fshat veç e veç sipas strukturës kombëtare në bazë të regjistrimit të viteve 1948–2002 të marra nga faqja zyrtare në internet e Entit Statistikor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për historikun e vendbanimeve, përveç tjerash, janë shfrytëzuar edhe të dhëna nga regjistrimet e fshatrave të viteve 1544 dhe 1568 (Dokumentet turke të shekullit XV-XVI), të dhëna nga regjistrimet e vitit 1900 (K’nçov V., Makedonia etnografia i statistika, Sofia, 1900). Në kapitullin e dytë mikrotoponimet janë vështruar nga pikëpamja leksiko-semantike, në të tretin nga pikëpamja strukturo – gramatikore, ndërsa në të katërtin nga aspekti gjuhësor fonetik, morfologjik dhe leksikor.
/derveni.info

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm