E premte, 25 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

Bexheti: Tallje e nënçmim! VLEN-i e ka lënë Ligjin për Përfaqësim të drejtë në mëshirën e VMRO-së

Blerim Bexheti thotë se askund nuk është Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, të cilin e paralajmëroi VLEN. Ndonëse zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, javën që shkoi tha se janë në fazën finale të përgatitjes së ligjit, Bexheti thotë se ende nuk ka asnjë informacion konkret për këtë ligj.

 

 

“Si duket është lënë në mëshirë të VMRO-DPMNE-së nga ana e VLEN-it dhe shumicës parlamentare. Kjo është një qasje shumë joserioze dhe ofenduese për të gjitha etnitetet, për shqiptarët dhe etnitetet e tjera. E drejta e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe në këtë mënyrë kaluan muaj të tërë, kishte paralajmërime që do të jetë gati që vitin e kaluar kalendarik, edhe tani nuk është as në procedurë parlamentare, as qeveritare, dhe po ndodh një tallje, nënçmim, përbuzje me shqiptarët dhe etnitetet tjera në vendin tonë”, tha Bexheti.

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads