More

    Bexheti: Nuk do të lejojmë punën e Komisioneve Parlamentare – Dokumentet të sigurohen edhe në shqip!

    BDI sot para Kuvendit te RMV-së ka shprehur shqetësimin e saj për të drejtën kushtetuese rreth përdorimit zyrtar dhe praktik të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexeti, ka ngritur alarmin se materialet zyrtare në parlament nuk janë në gjuhën shqipe.

    “Materialet zyrtare të komisioneve parlamentare vazhdojnë të mos jenë të disponueshme për gjuhën shqipe respektivisht të jenë vetëm në gjuhën maqedonase, ky veprim nuk është vetëm shkelje ligji por shkelje e kushtetutës në një akt diskrimnues që cënon proceset demokratike edhe barazinë ndërmjet qytetarëve të këtij vendi. Ne deklarojmë se në këto kushte nuk mund të lejojmë punën e komisioneve parlamentare deri sa të sigurohet që të gjitha materialet dhe dokumentet për punë të jenë të disponueshme edhe për gjuhën shqipe ashtu siç e parashikon kushtetuta dhe ligji”, tha Bexheti. 

    Bexheti shtoi se BDI kërkon të respektohet kushtetuta dhe ligji dhe se nuk do të lejojnë shkeljen e akteve dhe procedurave. Gishtin e drejtojnë edhe tek Kryeparlamentari, Afrim Gashi.

    “Theksojme se kjo është obligim formal ligjor i Kryetarit të Kuvendit nga rradhët e koalicionit VLEN, Afrim Gashi ky qëndrim është një kërkese legale dhe legjitime për respetktimin e të drejtave tona dhe për zbatimin e ligjit si dhe mbrojtes së drejtës së garantuar me kushtetutë për pordorimin zyrtar të gjuhës shqipe ne mbetemi te përkushtuar ndaj bashkëjetesës harmonisë ndëretnike por kjo nuk mund të arrihet vetëm përmes respektimit të plotë të drejtave të çdo qytetari pavarsisht përkatësisë etnike dhe gjuhësore”, tha Bexheti. 

    Nga BDI bënë thirrje deri tek Krytari i Kuvendit dhe institucionet përkatëse të marrin masa për këtë shkelje flagrante të kushtetutës dhe ligjeve dhe njëkohësisht të sigurohet se puna e kuvendit do të zhvillohet në përputhje me frymën e barazisë dhe frymën e diversitetit. /tvklan.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...