More

    BDI: Të anulohet vendimi i 9 tetorit – për shqiptarët nuk mund të vendoset pa shqiptarët!

    VENDIMET E GJYKATËS KUSHTETUESE

    Mendimi i ndarë i dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të përkatësisë etnike shqiptare, Dr. Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, lidhur me vendimin e 9 tetorit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një shtylle kritike të Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit – përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë, sipas BDI-së, ka shqetësuar thellë çdo shqiptarë dhe çdo qytetarë të vendit që, sic thonë, për dallim nga kjo qeveri ende beson në bashkëjetese dhe barazi.

    “Ajo që lexuam në këtë opinion ka tronditur çdo qytetar paqedashës të këtij vendi, e në veçanti shqiptarët. Kur gjyqtarët thonë në opinionin e ndarë të tyre: “Vendimi është marrë mbi baza etnike, përmes mbivotimit, duke vendosur kundër të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe në kundërshtim me vlerën themelore – të drejtën për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë” – tha Arbër Ademi.

    BDI këtë vendim e konsideron të jashtëligjshëm dhe me pasoja serioze juridike, që sipas tyre, përbën sulmin më të madh ndaj marrëdhënieve ndëretnike që kujton të gjithë sjelljen e institucioneve në vitet ‘90, kur shqetësimet e shqiptarëve mbivotoheshin, shtypeshin dhe shpesh trajtoheshin me dhunë.

    “Më tej, në opinionin e tyre, gjyqtarët theksojnë: “Duam të theksojmë menjëherë se shprehja juridike – përkatësia e komunitetit, është një institucion kushtetues dhe, si e tillë, një kategori kushtetuese. Si rezultat, vendimi i lartpërmendur shfuqizon një kategori kushtetuese që lidhet me ‘përkatësinë e komunitetit’. Ky është një dëshmi tjetër se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të zbatuar programin partiak të partisë në pushtet është një përpjekje për të ndryshuar karakterin multietnik të rendit kushtetues, që është themeli i konceptit të prezantuar me Marrëveshjen e Ohrit” – tha Arbër Ademi

    Si përfaqësues legjitim të popullit shqiptar, sic thonë integristët, edhe një herë tërheqim vëmendjen për nevojën urgjente për të anuluar menjëherë vendimin e 9 tetorit, pasi ai është i paligjshëm dhe antikushtetues.

    Asnjë vendim i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjet e miratuara me shumicë të dyfishtë Badenter nuk mund të diskutohet apo miratohet pa pjesëmarrjen dhe dakordimin e përfaqësuesve të atij komuniteti – thonë nga BDI. /tvklan.mk/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...