More

    BDI pyet Gashin: Kur delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë ju drejtuan në gjuhën amtare, pse ju vendosët të përgjigjeni në maqedonisht?

    Bashkimi Demokratik për Integrim pyeti kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, se a ishte një akt i qëllimshëm për të mohuar rëndësinë e gjuhës shqipe arsyeja pse ju shokuat delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë vizitës së tyre në Shkup? BDI tutje pyeti se pse, kur delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë ju drejtuan në gjuhën amtare, Gashi u përgjigj në gjuhën maqedonase? BDI tha se është përçuar një mesazh i rrezikshëm se gjuha jonë, që është simbol i ekzistencës dhe unitetit tonë kombëtar, nuk meriton të përdoret as në komunikimin e folur.

    “Pyesim Kryetarin e vLEN -it, Afrim Gashin: a ishte një akt i qëllimshëm për të mohuar rëndësinë e gjuhës shqipe apo besimi i gabuar se shqipja është thjesht një gjuhë përkthimi, arsyeja pse ju shokuat delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë vizitës së tyre në Shkup?

    Pse, kur ata ju drejtuan në gjuhën tuaj amtare, ju vendosët të përgjigjeni dhe të zhvilloni të gjithë bisedën në maqedonisht, me përkthyes në shqip?

    Ky veprim nuk është thjesht një lëshim protokollar, por një mohim i hapur i identitetit kombëtar dhe një poshtërim për gjithë shqiptarët.

    Me këtë keni përçuar një mesazh të rrezikshëm se gjuha jonë, që është simbol i ekzistencës dhe unitetit tonë kombëtar, nuk meriton të përdoret as në komunikimin e folur.

    Si mundet një përfaqësues shqiptar të refuzojë të flasë në gjuhën e tij amtare përpara përfaqësuesve të Shqipërisë dhe përpara qytetarëve shqiptarë që presin nga ai të mbrojë dhe promovojë identitetin e tyre?

    Ky akt është një turp që i tejkalon kufijtë e një incidenti dhe tregon një mungesë të thellë respekti ndaj gjuhës dhe dinjitetit të shqiptarëve.

    Një përfaqësues që mohon gjuhën dhe identitetin e tij nuk mund të ketë legjitimitet moral për të folur në emër të shqiptarëve.

    Shqiptarët meritojnë përfaqësues që kanë guximin dhe krenarinë për të mbrojtur vlerat dhe interesat tona kombëtare, jo individë që ulin kokën dhe nënshkruajnë poshtërimin.

    Nëse keni ende ndjenjë përgjegjësie dhe dëshirë për të kursyer dinjitetin tuaj të mbetur, bëni aktin e vetëm të ndershëm dhe dorëhiquni menjëherë.

    Shqiptarët nuk mund të përfaqësohen nga dikush që e mohon vetveten dhe shërben interesave që kërkojnë të zbehin rëndësinë e gjuhës dhe kulturës sonë”, tha BDI.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...