E diel, 27 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

BDI me reagim ndaj gjuhës së papërshtatshme të Presidentes së Shtetit për agresionin në Ukrainë

BDI përmes një kumtese ka reaguar ndaj Presidentes Siljanovska për deklaratat e saja gjatë pritjes së trupit diplomatik.

 

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e thellë ndaj deklaratave të fundit të Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë pritjes për trupin diplomatik, ku agresioni i paprovokuar dhe i dhunshëm i Rusisë ndaj Ukrainës u përshkrua si “operacion ushtarak”.

 

Një narrativë e tillë është e papranueshme dhe bie në kundërshtim me qëndrimet e shtetit tonë si anëtar i NATO-s dhe aspirant për integrim evropian.

 

Përshkrimi i një agresioni të përgjakshëm që ka shkaktuar vuajtje të pafundme si një “operacion ushtarak” relativizon aktet kriminale dhe mohon realitetin e hidhur që po përjeton populli ukrainas.

 

BDI riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe dënon çdo përpjekje për të përdorur gjuhë që i përshtatet propagandës së Kremlinit.

 

Përfaqësuesit e lartë të shtetit duhet të pasqyrojnë qartë dhe me përgjegjësi pozicionin e vendit tonë, duke respektuar angazhimet tona ndërkombëtare dhe aleancat strategjike.

 

I bëjmë thirrje Presidentes të reflektojë mbi përgjegjësinë e saj për të përfaqësuar me dinjitet dhe qartësi interesat dhe vlerat e Maqedonisë së Veriut.

 

Qytezarët tanë e kanë bërë të qartë se qëndron në anën e paqes, demokracisë dhe drejtësisë ndërkombëtare” – thuhet në reagimin e BDI-së. /tvklan.mk/

Më të lexuara

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë 30-vjeçari i plagosur rëndë në Bit Pazar

Alajdin Sulejmani, 30-vjeçar nga Haraçina nuk i ka mbijetuar...

Po, më kanë ftuar si eksperte, por nuk marr pjesë!

Ermira Mehmeti, ish-deputete e BDI-së, aktualisht notere në Shkup,...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Gjuajtje me armë në Duqanxhik, dyshohet për viktimë afër Stacionit të Policisë

Pasditen e sotme, ka pasur gjuajtje me armë zjarri...

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

Veseli dhe Ganiu zbulojnë projektet me të cilat aplikuan!

Pas lajmeve se Saraji dhe Çairi janë në mesin...

Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në Maqedoni

Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në Maqedoni Tërmet në Shqipëri,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads