E diel, 20 Prill, 2025
27.8 C
Skopje

BDI: Mashtrimi i VLEN-it me 10,000 euro për çdo qytetar – Manipulimi më i madh në historinë politike shqiptare

BDI përmes një kumtese ka akuzuar koalicionin VLEN se manipulon me projektin 10.000 euro për çdo qytetar.

“Sot ju sjellim edhe një argument pse VLEN është projekti më manipulativ në historinë politike të shqiptarëve.

Në programin e tyre elektoral, ata premtuan shpërndarjen e 49% të pasurisë publike te qytetarët, duke thënë se çdo qytetar do të merrte 10,000 euro në aksione. Ja çfarë premtuan:

“Vlera e përgjithshme e ndërmarrjeve është afër 20 miliardë euro, kjo do të thotë se secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10,000 eurosh.”

Ku janë këto 10,000 euro? Askush nuk ka parë asnjë ligj, asnjë dekret, asnjë plan për realizimin e këtij premtimi.

Sot është e qartë se kjo ishte mashtrimi më i madh elektoral për të manipuluar qytetarët dhe për të marrë votën e tyre.

Në vend të premtimeve, VLEN sot po bën përjashtimin dhe defaktorizimim e shqiptarëve nga administrata dhe ekonomija në përgjithsi.

 

Kështu ndodh kur nuk ke vullnetin e popullit tënd, por vetëm pëlqimin e patronit tuaj.

 

Kjo qeveri nuk u shërben shqiptarëve, por agjendave të errëta që synojnë dobësimin e ndikimit politik dhe ekonomik të shqiptarëve.

 

Shqiptarët nuk do të heshtin!

 

Koha e manipulimeve ka mbaruar!” – thuhet në kumtesën e BDI-së. /tvklan.mk/

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Fatmir Dehari pas aksidentit tragjik: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë…

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Mickoski në bisedime për koalicionin qeveritar / Milloshoski: Stabiliteti nuk rrezikohet

Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me partnerët e...

Edhe Papazovi në “arrest shtëpiak”, Bekteshi e Maksuti plus 30 ditë paraburgim!

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, kuadër i...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads