E enjte, 22 Maj, 2025
22.8 C
Skopje

BDI: Margjinalizimi i shqiptarëve kërcënon unitetin dhe perspektivën europiane, vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje!

“Për më tepër, fakti se sot në qeveri nuk ka një përfaqësim legjitim të shqiptarëve, por një grup partish me mbështetje minimale, rreth 1%, qe qytetarët me të drejtë i quajnë koalicioni FLEN, nuk mund ta amnistojnë elitën politike maqedonase nga përgjegjësia për krijimin e ndarjeve të thella dhe dëmtimin e parikuperueshëm të unitetit të shtetit”

Në muajt e fundit, jemi dëshmitarë të një prishjeje të thellë të ekuilibrit institucional dhe shoqëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Përmes vendimeve të njëanshme dhe politikave të përjashtimit, shqiptarëve u është mohuar një rol i rëndësishëm në proceset shtetformuese dhe në drejtimin e përbashkët të vendit.

Ky fenomen nuk është thjesht një çështje përfaqësimi etnik — është një çështje që prek vetë funksionimin e shtetit.

Margjinalizimi i shqiptarëve në jetën shtetërore, administrative dhe publike minon modelin e demokracisë konsensuale që, që prej Marrëveshjes së Ohrit, ka garantuar stabilitet, kohezion dhe përparim.

Akoma më shqetësuese është se ky regres ndodh në një moment kyç për perspektivën europiane të vendit.

Zvogëlimi i rolit konstruktiv të shqiptarëve — si partnerë kyç në ndërtimin e një shteti multietnik, demokratik dhe properëndimor — jo vetëm që rrezikon kohezionin e brendshëm, por edhe minon kredibilitetin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Për më tepër, fakti se sot në qeveri nuk ka një përfaqësim legjitim të shqiptarëve, por një grup partish me mbështetje minimale, rreth 1%, qe qytetarët me të drejtë i quajnë koalicioni FLEN, nuk mund ta amnistojnë elitën politike maqedonase nga përgjegjësia për krijimin e ndarjeve të thella dhe dëmtimin e parikuperueshëm të unitetit të shtetit.

Sot, më shumë se kurrë, është e domosdoshme të rikthehet parimi i bashkëqeverisjes së barabartë dhe të respektohen standardet që për dekada kanë garantuar paqe, stabilitet dhe perspektivë europiane.

Demokracia, mirëqenia dhe rruga drejt Bashkimit Europian janë të pandara nga respektimi i karakterit multietnik të shtetit tonë.

Ky është një thirrje jo vetëm për drejtësi ndaj shqiptarëve, por për një përgjegjësi të përbashkët ndaj së ardhmes së të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Vetëm zgjedhjet e parakohshme janë

zgjidhje!

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Bastisje në pesë lokacione në Shkup, pjesë e hetimeve për grupin “Bellanoca-Baron”

Prokuroria Themelore Publike njofton se po zhvillohet një aksion...

Pagesa elektronike e taksës rrugore po ndryshon, ja çfarë ka të re

Qeveria ka marrë një vendim për ndryshimin e rregullave...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, mashtroi dy persona për mbi 100 mijë euro

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.S. (35)...

Vdekja e Frosinës në aksident trafiku, 12 vite burg për Vasill Jovanovin

Vasill Jovanov është dënuar me 12 vite burg për...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads