More

    BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare

    ‘T’I JAPIM FUND PAAFTËSISË DHE KORRUPSIONIT TË QEVERISË JOLEGJITIME’

     

    BDI vazhdon të kritikojë qeverinë aktuale, pasi sipas tyre, për këto muaj qeverisje kanë shënuar nivelin më të lartë të skandaleve, paaftësisë, krimin dhe korrupsionit brenda një periudhe të shkurtër. Nga BDI akuzojnë se kjo qeveri është kthyer në simbol dështimi dhe mungesës së përgjegjshmërisë para qytetarëve të vendit.

     

    “Bllokimi i procesit të integrimit evropian dhe sulmi ndaj Marrëveshjes Paqësore të Ohrit që ka shkaktuar tensione të reja në marrëdhëniet ndëretnike, kanë krijuar një situatë të paparashikueshme dhe të rrezikshme për stabilitetin e brendshëm. Në këto rrethana, Maqedonia e Veriut ka rënë në qendër të vëmendjes së organizatave ndërkombëtare, duke u shndërruar në një nga prioritetet kryesor të Komunitetit Evropian për Menaxhimin e Krizave”, thonë nga BDI.

     

    Sipas BDI-së situate e krijuar dëshmon dështimin e qeverise, e vetmja rrugdale për integristët janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

     

    “BDI konsideron se e vetmja rrugëdalje për të shpëtuar të ardhmen europiane të vendit është që kjo qeveri t’i hapë rrugë rikthimit të mandatit te qytetarët përmes zgjedhjeve të reja të parakohshme. Qytetarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme, të aftë dhe të përkushtuar për t’i shërbyer interesave të tyre dhe për të çuar vendin përpara në rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian”, thonë nga BDI.

     

    BDI u bënë thirrje gjitha forcat progresive dhe qytetarëve të vendit që ti bashkohen përpjekjeve të tyre, siç thonë, për të kthyer shpresën dhe perspektivën në vend.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...