More

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI po diskriminon hapur shqiptarët duke i përjashtuar nga institucioni.

     

    Që nga dita e parë e njejta ka përjashtuar tetë shqiptarë nga puna, duke bërë që tk krijohet një ambient ku shqiptarët janë qytetarë të dorës së dytë.

     

    Reagimi i plotë:

     

    Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, e cila po ndjek një qasje të hapur diskriminuese me qëllim të nënshtrimit dhe përjashtimit të shqiptarëve nga ky institucion.

    Kontrolli i jashtëzakonshëm i Inspektoratit Administrativ Shtetëror, i iniciuar mbi një parashtresë anonime me përmbajtje tendencioze dhe antishqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e orkestruar për të larguar punonjësit shqiptarë dhe për të krijuar një ambient ku ata trajtohen si qytetarë të rendit të dytë.

    Që nga dita e parë në detyrë, Andonovska ka demonstruar hapur qëllimin e saj për të reduktuar praninë e shqiptarëve në këtë institucion, duke nisur me largimin e 8 punonjësve shqiptarë në administratën e Institutit , profesionist dhe teknik laborant dhe motra medicinale, largime nga pozitat udhëheqëse, izolim në zyra të veçanta dhe trajtim të pabarabartë në organizimin e punës.

    Gjithashtu edhe anëtari i brendshëm i këshillit drejtues që ka qenë shqiptarë është shkarkuar dhe nuk ka asnjë anëtarë të brendshëm.

    Kjo politikë përjashtuese është e papranueshme dhe përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj barazisë dhe kohezionit shoqëror.

    BDI nuk do të lejojë që një qasje e tillë diskriminuese të kalojë pa reagim dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa për të ndalur këtë padrejtësi.

    Diskriminimi etnik nuk ka vend në asnjë institucion publik dhe të drejtat e çdo qytetari duhet të respektohen pa dallim.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Hulumtim, 35,2 % e qytetarëve mendojnë të largohen nga RMV-ja

    Më shumë se një e treta e popullsisë ose 35,2 për qind mendojnë të largohen nga Maqedonia e Veriut....

    Sela: Në qeverisjen VLEN, asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua, vetëm se u shkurtuan ato të drejta që i kishim…

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat tha se nën qeverisjen e VLEN-it...

    Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoni

    Nafta prej sot në mesnatë shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave dhe i vajit ekstra...

    Ministria e Shëndetësisë propozon mbajtjen e maskave në spitale dhe ndalimin e vizitave te pacientët e shtruar

    Mjeku Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive, ka theksuar se ky vit është më ei butë, me...